Boksieri i njohur anglez me teori të fortë konspirative: COVID-19 vjen nga testimi i 5G, po e bëjnë të na heqin qafe

Boksieri i njohur anglez, Amir Khan, hedh një teori të fortë konspirative sa i përket përhapjes së Koronavirusit. Në fakt nuk është i pari që mendon se kjo lidhet me testimin e 5G dhe përhapjes që po bëhej në shumë shtete.

Por ajo që është e re, mbetet fakti se Khan shprehet se me ardhjen e rrjetit 3G në vitin 2003 doli edhe SARS-i, ndërsa me rrjeti 4G shpërtheu gripi i dërrave në vitin 2009. Tashmë lidhja bëhet me mbërritjen e 5G, një teori konspirative kjo e cila gjen shumë përkrahje të njerëzit aqsa po shkakton edhe një debat të madh. Për momentin ekspertët e hedhin poshtë, por kjo nuk ndalon jehonën që po i bëhet kësaj çështje.

“Nuk mendoj se e pruri Kina. Kjo është gënjeshtër, çfarë gjepurash. Disa thonë doli nga lakuriqi dhe gjarpri. A e besoni dhe ju këtë marrëzi? A besoni se Koronavirusi ka lidhje me rrjetin 5G? Kjo është një shpikje njerëzore dhe po e testojnë 5G për të na hequr qafe”, shprehet Khan. /Sport Ekspres/