Besëlidhja nuk i ndahet dashurisë shkodrane në merkato

Skuadra e Besëlidhjes ka nisur nga puna për ndërtimin e skuadrës për edicionin e ri. Pak ditë më parë hodhi të zezën mbi të bardhë mbrojtësi shkodran Denis Miloti.

Sot mësohet se ka arritur marrëveshjen me drejtuesit një tjetër futbollist shkodran, por që është i njohur për kampin lezhjan. Bëhet fjalë për Bekim Erkoçeviçin, i cili edhe në gjysmën e dytë të sezonin të shkuar është aktivizuar në radhët e Besëlidhjes.

26-vjeçari u aktivizua në 11 ndeshje me skuadrën lezhjani, por nuk mundi që të realizonte asnjë gol. Pavarësisht kësaj duket se performancë e tij e ka bindur stafin teknik se mund të bëjë mirë në edicionin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *