Berisha tregon shokimin: Familjarët dolën në rrugë, tmerr kur pamë Shqipërinë në vuajtje

Të gjithë janë prekur nga këto momente të vështira të kombi shqiptar, pas rënies së tërmeteve në Durrës. Mbi këtë gjendje ka folur edhe Etrit Berisha, duke kujtuar momentet e shokut për mediat italiane:

“Njerëzit në Shqipëri janë të shokuar. Tërmeti ra dhe muaj më parë, por jo kaq shqetësues. E keqja është se ato nuk po ndalen dhe vetëm vazhdojnë. Ne si Kombëtare po bëjmë lëvizjet tona për të dhënë ndihmën. Shohim me dëshpërim lajmet për fatkeqësinë që ndodh në Shqipërinë që po vuan. Gjëja më e bukur është q? në Kosovë kanë hapur dyert e shtëpisë. Lëkundjet janë ndierë edhe në Kosovë, familja doli në rrugë dhe kanë fjetur në makina pasi kanë parë tmerrin në Shqipëri”, ka thënë Berisha. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *