Bakaj asist, Shahtjori fiton sërish

0

Elis Bakaj është ambientuar shumë mirë te Shahtjor  Soligorsk në Bjellorusi, sepse është kthyer në një pikë referimi dhe luan në disa pozicione në fushë, me një rendiment shumë të mirë.

Dje Shahtjori fitoi sërish, 2-1 kundër Gomelit, duke regjistruar fitoren e tretë rresht dhe të katërtën në 5 ndeshjet e fundit.

Bakaj luajti si sulmues i avancuar, në mungesë të një lojtari në atë rol, ndërsa dha asistin e golit të parë, me një kros nga goditja e dënimit.

Nëntë ndeshje, të gjitha nga minuta e parë, me disa asiste, ndërsa mungon vetëm goli për ish-sulmuesin e Kukësit.

Të premten do të vijë edhe mungesa e parë e Bakajt në kampionatin bjellorus, sepse do të jetë në Tiranë për arsye personale.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.