Andi Lila i kthehet debatit me Fidel Yllin: Do tregoj nëse bëj unë llogje kavaje apo pi ai raki skrapari

Andi Lila dhe deputeti Fidel Ylli ka pasur një debat në emisionin “Pressing” në emisionin e kaluar. E gjithë tema ishte te ligji i sportit që është vendosur nga vetë shteti.

Tashmë është Lila që i rikthehet debatit, me Fidel Yllin që do të shprehej se lojtarët kurrsesi nuk mund të jenë të lexuar, pasi janë të kufizuar në dijeni edhe nga vetë koha e tyre dhe përkushtimi ndaj futbollit.

“Unë llogje kavaje apo pi ai raki Skrapari? Më tha që ju nuk lexoni, se jeni futbollistë ndërkohë që unë i di shumë mirë ligjet që janë për sportistët. Aty thotë se futbollist profesionist janë vetëm ata që punojnë në klubet sportive. Shumë mirë, po këtu është skandal se lojtarëve nuk u paguhen sigurimet dhe qeveria duhet ta rishikojë menjëherë ndryshimin e ligjit të sportit. Kjo është direkt tatim mbi fitim dhe e ka detyrën vetëm shteti”, ka thënë Lila. /Sport Ekspres/