Zyrtare/ Vllaznia kryen transferimin e parë, merr në ekip mbrojtësin Mevlan Adili

Vllaznia e ka kryer transferimin e parë në merkaton e dimrit. Shkodranët kanë marrë në ekip mbrojtësin shqiptar nga Maqedonia e Verit, Mevlan Adili. Futbollisti 25-vjeçar që luan si qendërmbrojtës ka firmosur për një vit.

Ky futbollist ka luajtur së fundmi me Shkupin, ndërsa si eksperienca të tjera ka pasur Shkëndijën e Tetovës dhe dy aventura jashtë vendit, në Rumani me UTA Arad dhe Lituani me Zalgiris. Ky është një përforcim në mbrojtje, megjithëse Vllaznia nuk ka çaluar shumë në këtë aspekt gjatë kësaj pjese të sezonit. /Sport Ekspres/

Njoftimi zyrtar

Kërkesat e stafit teknik për përforcime kanë vënë në lëvizje drejtuesit e klubit dhe mesditën e sotme ata kanë arritur akordin me futbollistin e parë. Bëhet fjalër për mbrojtësin shqiptar të Maqedonisë së Veriut Mevlan Arifi. Lojtari në fjalë ka firmosur për klubin tonë dhe do të jetë pjesë e Vllaznisë për një periudhë njëvjeçare. Ai luan në rolin e qendërmbrojtësit dhe karriera e tij ka kaluar përmes ekipeve të Shkupit dhe Shkëndisë së Tetovës ndërkohë që ka patur edhe dy eksperienca jashtë vendit, pikërisht në Rumani me UTA Arad dhe në Lituani me Zalgiris. Me marrjen e këtij futbollisti, shpresojmë që reparti i mbrojtjes tashmë të jetë i plotësuar në organikë dhe shpresojmë që në ditët në vazhdim të plotësojmë edhe repartet e tjera me lojtarët e duhur. KF Vllaznia i uron mirëseardhjen futbollistin Mevlan Adili dhe sëbashku shpresojmë të arrijmë objektivat që kemi.