ZYRTARE/ Vetëm pak orë pas humbjes, Flamurtari largon trajnerin 4 javë para fundit të kampionatit

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Andrea Agostinelli nuk do të jetë më trajneri i Flamurtarit. Klubi vlonjat ka njoftuar përmes faqes së vetë zyrtare në “Facebook” se palët kanë rënë në ujdi për të ndërprerë bashkëpunimin. Ky njoftim ka ardhur vetëm pak orë pas humbjes së sotme kundër Pogradecit në kampionat. Flamurtari gjendet në vendin e dytë në renditjen e Kategorisë së Parë, ndërsa në lojë janë edhe 4 ndeshje për t’u zhvilluar.

“Zyrtare! Andrea Agostinelli nuk do të jetë më trajner i Flamurtari Football Club. Flamurtari F.C dhe tranjeri kane shkëputur bashkëpunimin me marrëveshjen. Falenderojmë tranjerin Andrea Agostinelli dhe stafin per punen e perkushtuar deri tani”, ka njoftuar klubi Flamurtari./Sport Ekspres/