Klubi i Kukësit vijon me largimet vetëm pak ditë pas prfundimit të sezonit. Pas trajnerit Longo, lojtarëve Hila dhe Musta, tashmë verilindorër njoftojnë përmes faqes zyrtare në “Facebook” edhe mbylljen e bashkëpunimit me Dashamir Xhikën dhe Kristi Markun.
“FK Kukësi njofton se mbrojtësi Kristi Marku dhe portieri Dashamir Xhika nuk janë më pjesë e skuadrës sonë. Dy futbollistëve u ka përfunduar kontrata dhe palët kanë vendosur të mos vazhdojnë bashkëpunimin. Klubi falënderon Markun dhe Xhikën për kontributin e dhënë dhe ju uron suksese në karrierën e tyre”, njofton klubi i Kukësit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/