Zyrtare/ Vazhdojnë firot në radhët e Laçit, portieri largohet me falenderime nga kurbinasit

Laçi ka pësuar ndryshime të mëdha në organikë pas përfundimit të sezonit. Një tjetër firo ka ardhur ditën e sotme, kur Alen Sherri ka zyrtarizuar largimin nga klubi bardheblu. Portieri ka shpërndarë një postim në llogarinë e tij në “Instagram“, ku shpreh falenderimet e përzemërta për klubin kurbinas dhe shokët e ekipit.

“Përshëndetje të gjithëve! Dua të marr një moment të falenderoj klubin KF Laçi me ne krye presidentin e klubit, drejtuesit, trajnerët, bashkëpunëtorët dhe shokët e ekipit për këto dy vite të bukura të karrierës sime. Jeta është e mbushur me ulje dhe ngritje, por me besim, punë dhe vullnet arrihen të gjitha.

I jam mirënjohës kujtdo që më është gjendur pranë në momente të mira dhe të vështira, mbi të gjitha familjes timë që është bashkëshoqëruese dhe suportuese në çdo hap timin. Po mbyll këtë mesazh duke falenderuar të gjithë tifozët fantastik të KF Laçit, të cilët më kanë dhuruar mbështetje dhe emocione pafund në çdo moment. Ju uroj me zemër vetëm të mira në jetë”, shkruan Alen Sherri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alen (@alensherri)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *