Mirlind Daku i ka dhënë fund aventurës së tij me ekipin e Kukësit, ku nuk arriti gjente hapësira në fushën e lojës. Paraqitjet e tij në fushë ishin të rralla dhe një gjë e tillë ndoshte vetëm në rastet e mergjencës kur Vasil Shkurtaj mungonte. Kjo ka bërë që sulmuesi të lërë verilindorët dhe të bashkohet me Ballkanin e Munishit.
Klubi kosovar ka zyrtarizuar sot këtë transferim, që vjen në formën e huazimit nga skuadra kroate Osijek që ka kartonin e futbollistit. Ndërkohë ekipi nga Suhareka ashtu si Kukësi është në krye të renditjes dhe këtë sezon kërkon titullin kampion. Synimet e të dy klubeve janë të njëjta, por këtë herë Daku kërkon ta ngrejë titullin në Kosovë, ku pritet t’i jepen më tepër minuta në këmbë./Sport Ekspres/