Zyrtare/ U federua në limitet e merkatos, Skënderbeu prezanton ish-mesfushorin e Vasko Da Gamës

Skënderbeu ka zyrtarizuar këtë mbrëmje afrimin më të ri në skuadër. Bëhet fjalë për Bruno Riter. Futbollisti është vetëm 22 vjeç dhe u federua vetëm në momentet e fundit në merkato për të qenë në urdhërat Migen Memellit. Braziliani luan në rolin e mesfushorit me tipare mbrojtëse, ndërsa në të shkuarën ka qenë pjesë e skuadrës së njohur Vasko Da Gama.

“Bruno Ritter bashkohet me grupin! 22-vjeçari Brazilian i cili i federua në limitin e merkatos u bashkua sot me grupin dhe u vendos nën urdhrat e trajnerit Migen Memelli. Ritter ka firmosur kontratën që e lidh me klubin tonë për dy vitet e ardhshme. Mesfushori difensiv ka provuar të luajë për Vasco de Gama dhe Manama Club ndërkohë në Korçë vjen pas eksperiencës në Bahrain me Al-Muharraq”, njofton klubi i Skënderbeut./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *