Sezoni 2021/2022 i “Abissnet Superiores” ka përfunduar dhe Tirana është shpallur zyrtarisht kampione. Presidenti Refik Halili, sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku si dhe kreu i FSHF-së, Armand Duka, kanë shpërndarë medaljet për pjesëtarët e klubit të bardheblu.
Në fund trofeu dorëzohet në duart e Hoxhallarit, për ta ngritur në qiellin e “Selman Stërmasit“. Tifozët nuk kanë duruar më gjatë dhe kanë psuhtuar fushën, duke iu bashkuar festës së madhe bardheblu. Gjithashtu mbështetësit e klubit kryeqytetas kanë marrë në duart e tyre edhe kupën, duke provuar ndjesinë e lojtarëve kur ngrenë në ajër këtë trofe./Halit Delibashi-Sport Ekspres/