Teuta njofton blerjen e saj më të re. Klubi durrsak zyrtarizon transferimin e Ruben Acquah, i cili do të nisë nj aventurë të re pas largimit nga Lokomotiva e Zagrebit. Mesfushori me tipare mbrojtëse zbarkon n “Niko Dovana” me një CV të pasur, teksa më parë ka mbajtur veshur fanellën e Lask Linz, Ried apo së fundmi atë të Lokomorivës së Zagrebit.
“KF Teuta me kënaqësi komunikon marrëveshjen me futbollistin, Reuben Acquah. Drejtuesit e klubit dhe mesfushori kanë gjetur akordin për bashkëpunim, lojtari është prezantuar në ambientet e stadiumit “Niko Dovana” dhe tashmë është pjesë e bluve. Acquah, mesfushori me shtetësi ganeze do të jetë pjesë e bluve pas eksperiencës tek disa ekipe si, Ried, Lask apo Lokomtiva Zagreb. KF Teuta ka gjetur gjuhën e përbashkët me lojtarin, me marrëveshjen që u finalizua ditët e sotme”, njofton klubi i Teutës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/