Dinamo ka zyrtarizuar presidentin e ri që ka marrë në zotërim klubin kryeqytetas. Bëhet fjalë për Marco Pontrellin, që nga sot e tutje do të ketë fatin e kësaj skuadre në dorë. Pikërisht 18 herë kampionët e Shqipërisë, që ndodhen në Kategorinë e Parë dhe kërkojnë ngjitjen sa më shpejt në elitë.
Pas shumë bisedimeve mes drejtuesit e vjetër të klubit dhe atyre italianë, është arritur marrëveshja që pronësia t’i kalojë këtyre të fundit. Zyrtarizimi ka ardhur në faqen zyrtare të Dinamos ku shkruhet: “Një faqe e re pritet të nisë në historinë e klubit blu”. /Sport Ekspres/