Emiljano Vila është transferuar zyrtarisht te Skënderbeu. Mesfushori, i cili vetëm para pak ditësh u nda me Partizanin, nuk ka preferuar të polemizojë në lidhje me përjashtimin nga klubi i kuq, por menjëherë ka gjetur klub të ri.
Ditët e fundit u bë publik interesimi i Skënderbeut dhe dje Vila nisi bisedimet me drejtuesit bardhekuq, duke gjetur shumë shpejt marrëveshjen.
Sot mesfushori ka qenë në Turqi dhe ishte në stol për ndeshjen kundër Beshiktashit.
Një përforcim për krahun e djathtë, ndoshta me frikën se kthimi i Afrim Takut nga Amerika do të kthehet në një odise pa fund.