Zyrtare/ Shqipëria gjen kundërshtarin e radhës për miqësore, Kombëtarja do të luajë në transfertë

Shqipëria i ka gjetur kundërshtarët e saj për muajin mars, atje ku do të zhvillohen përgatitjet për të parë grupin e lojtarëve dhe këto data janë të lira për të zhvilluar takime miqësore. Deri tani kishim mësuar përballjen e kuqezinjëve ndaj Sllovenisë, e cila do të zhvillohet në datën 30 mars.

Por djemtë e drejtuar nga Reja do të kenë edhe një tjetër test, përpara se të mbërrijmë në përballjen e 30 marsit. Kështu, në 27 mars do të udhëtohet në transfertë për një përballje me San Marinon. Miqësorja është zyrtarizuar nga vetë Federata e vendit në fjalë, që pas Shqipërisë do të luajnë me Letoninë në 31 mars dhe kundër Italisë në 29 maj. Sipas të gjitha gjasave, do të ketë ftesë në Kombëtaren A edhe për Armando Brojën, që po vazhdon të shkëlqejë te Chelsea. Gjithashtu për herë të parë do të shohim në fushë edhe Florian Kamberin, që këtë herë nuk e ndalon asnjë pengesë për të mbajtur fanellën e Shqipërisë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *