Zyrtare/ Pika e fundit për “Arenën Kombëtare”, UEFA mbyll historinë ndaj Francës

Disa ditë më parë në media është përfolur shumë në lidhje me historinë e mungesës së emrit të “Arenës Kombëtare” në faqen zyrtare të UEFA-s, kur tregohet përballja mes Shqipërisë dhe Francës. Kjo në fakt nuk kishte asgjë surprizuese pasi edhe më herët ishte thënë që delegatët e organizmit më të lartë të futbollit europian do ta thonin fjalën e fundit te inagurimi testues mes Vllaznisë dhe Apolonisë për femra.

Pas përfundimit të këtij takimi, pa kaluar saktësisht as 24 orë ka ardhur edhe konfirmimi zyrtar. Megjithëse presidenti i FSHF-së, Armand Duka ishte shprehur se e gjitha kjo ishte një formalitet për t’u mbyllur, kjo nuk mjaftoi për ta mbyllur përfundimisht këtë temë. Por tifozët duhet të qartësohen përfundimisht pasi “Arena Kombëtare” e ka mbyllur edhe këtë pikë, duke vendosur emrin e “Arenës Kombëtare” në përballjen Shqipëri-Francë. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online