Partizani ka prezantuar sot afrimin më të ri në merkato. Të kuqtë përforcojnë mbrojtjen me një 27-vjeçar sllovak. Jozef Menish është lojtari më i ri që vendoset në urdhërat e Mehmetit. Qendërmbrojtësi ka një CV të pasur në vendlindjen e tij, ku ka mbajtur veshur fanellat e Spartak Trnavës, Ruzomberokut dhe Zlate Moravces.
“FK Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me Jozef Menish. Mbrojtësi sllovak bashkohet me të kuqtë pas eksperiencave në elitën e futbollit Sllovak me skuadrat e Spartak Trnava, Ruzhomberok dhe së fundmi te Zlate Moravce. Qendërmbrojtësi 27 vjeçar do të jetë pjesë e 16-të herë kampionëve të Shqipërisë për dy sezonet e ardhshme”, njofton klubi Partizani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/