Zyrtare/ Partizani përforcon sulmin përpara sfidave europiane, prezanton lojtarin 24-vjeçar

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Klubi i Partizanit ka zyrtarizuar ditën e sotme një tjetër afrim në merkato. Të kuqtë kanë përforcuar sulmin përpara sfidave në turret kualifikuese të Ligës së Konferencës. Klubi kryeqytetas prezantoi sot përmes faqes zyrtare në “Facebook” Matej Cvetanovskin, i cili ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër.

“FK Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me Matej Cvetanoskin. Sulmuesi 24 vjeçar nga Maqedonia e Veriut ka nënshkruar sot me të kuqtë një kontratë një vjeçare, me opsion rinovimi edhe për sezonin e ardhshëm. Cvetanoski do ti bashkohet menjëherë skuadrës në Slloveni”, shkruhet në njoftimin e klubit të Partizanit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *