Zyrtare/ Partizani kryen transferimin e parë në merkato, mesfushori vishet i kuq deri në fund të 2024-ës

Partizani ka kryer transferimin e parë në këtë merkato dimërore. Sabit Bilali vishet i kuq. Mesfushori më parë ka qenë pjesë e Shkupit dhe së fundmi e Shkëndijës. 25-vjeçari ka firmosur deri në fund të vitit 2024, por ka të drejtën e rinovimit edhe për një tjetër sezon.

“FK Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me Sabit Bilalin. Mesfushori i cili sëfundmi ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës, ka firmosur sot me klubin një kontratë të vlefshme deri në fund të vitit 2024, me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. 25 vjeçari i është bashkuar ekipit në stërvitjen e sotme”, njofton klubi i Partizanit përmes faqes zyrtare në “Facebook”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *