Odise Roshi i jep fund përkohësissht aventurës së tij 5-vjeçare në Rusi. Futbollisti shqiptar ka lënë Akhmat Groznin për t’ju bashkuar tashmë kampionatit hungarez. Diosgiori VTK është klubi që ka siguruar shërbimet e lojtarit të Kombëtares kuqezi, duke e huazuar deri në fund të këtij sezoni.
Skuadra hungareze prej kohësh ishte vënë në kërkim të një anësori. Trajneri fillimisht i propozoi një njohjeje të tij të vjetër, Eros Grezdës, i cili refuzoi të mbronte ngjyrat e Diosgiorit dhe vendosi të qendrojë në radhët e Osijek.
Megjithatë, skuadra nga Hungaria e ka gjetur përsëri zgjidhjen nga Shqipëria, teksa krahët e fushës ia beson Odise Roshit. Ky i fundit do të ketë mundësinë të jetë shok skuadre me një tjetër lojtar të Kombëtares, mbrojtësin Hysen Memolla./Halit Delibashi-Sport Ekspres/