Përveç rinovimeve të kontratave, Tirana vjen me goditjen e parë në merkato. Bardheblutë kanë firmosur me Florent Hasanin. Ky i fundit ka luajtur edhe me Përfaqësuesen e Kosovës në tetë ndeshje.
Fillimet e karrierës sê Hasanit kanë qenë shpërthyese. Në kohën kur ishte pjesë e Diosgyr, 25-vjeçari realizonte me saktësi të madhe nga distanca. Ndërkohë sulmuesi ka qenë së fundmi me Gyirmot në Hungari dhe tani vjen si pjesë e Tiranës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/