Një tjetër futbollist është larguar si kampion nga Tirana. Këtë herë bëhet fjalë për gardianin e talentuar vlonjat, Pano Qirko. Por ky i fundit nuk kam pasur shumë hapësirë te bardheblutë, ku është i besuar verbërisht Ilion Likës.
Portieri me përvojë i Tiranës do t’i jepte një ndihmë të madhe skuadrës për të mbërritur në titullin kampion. Por në ndeshjet e fundit gabimet po shtoheshin dhe menjëherë te kryeqytetasit bën lëvizjet e shpejta për të transferuar një tjetër portier.
Në këtë mënyrë do të mbërrinte edhe Visar Bekaj, i cili do të jetë numri një për portën. E gjitha kjo situatë e dërgonte Qirkon si portier të tretë, ndërsa vlonjati kërkon një ekip ku t’i besojnë më tepër dhe për këtë arsye ka zyrtarizuar largimin e tij. /Sport Ekspres/