Zyrtare/ Një largim nga Vllaznia, Pusi: Doja vetë të ikja, krenar që realizova ëndrrën e babait

Një largim i fundit ka ardhur nga Vllaznia, me futbollistin Belajdi Pusi që ka zyrtarizuar gjithçka. Futbollisti 21-vjeçar ka falenderuar drejtuesit e klubit shkodran për mundësinë e dhënë deri tani. Mbi të gjitha për realizimin e një ëndrre, që babai e ka parë të luajë me fanellën e Vllaznisë.

Nuk bëhet fjalë për një lamtumirë, por për një mirupafshim. Dëshira për t’u larguar ka qenë nga vetë lojtari, që kërkon një eskperiencë të re. Megjithatë në fjalët e shkruara nga Pusi, lihet të nënkuptohet se do të kthehet sërish te Vllaznia në të ardhmen. /Sport Ekspres/

Njoftimi i plotë

Pershendetje miq ! Nga ky moment nuk do jem me pjese e Kf Vllaznia .Jam krenar qe realizova enderren e babait te me shihte me fanelen e Vllaznis duke shenuar dhe falenderoj ato qe me dhane kete mundesi . Ishte deshira ime te largohem.
Duke ditur rendesin e faneles kam vlersuar cdo sekond ne stervitje qe ta shijoj te pakten 1 minut ne fundjav .Jam rritur duke enderruar diten qe do te vesh kete fanel dhe e realizova , tani eshte koha per nje eksperienc te re ku te kem me shum minuta . I falenderoj te gjithe pa perjashtim . Largohem per tu kthyer me i forte . Mirupafshim