Zyrtare/ Mund të zgjedhi Kombëtaren kuqezi, sulmuesi shqiptar firmos për klubin e Ibrahimoviç

Pas një sezoni të shkëlqyer të lënë pas, vjen lëvizja e radhës në karrierë për Astrit Selmanin. Sulmuesi shqiptar u transferua 2 vite më parë në radhët e Varbergs, të cilët nga Kategoria e Dytë i dërgon në elitë, ndërsa këtë vit i siguroi qendrimin në elitë me 15 gola dhe 6 asiste në 30 ndeshje. Kjo padyshim që ka zgjuar interesin e shumë klubeve, megjithëse vetë Selmani do të deklaronte pak ditë më parë se dëshironte një skuadër ku të gjithë të kishin besim të plotë te ai.

E duket se futbollisti shqiptar e ka gjetur vendin e duhur. Është pikërisht klubi i Zllatan Ibrahimoviç, Hammarby, ai që ka siguruar firmën e lojtarit, që ka mundësinë të zgjedhë mes Shqipërisë, Kosovës dhe Suedisë për Kombatëren që do të përfaqësojë. Selmani ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare, ndërsa shifra e transferimit shkon përafërsisht 8 milionë krona suedeze./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *