Merkato e Tiranës nis ndryshe, duke u përforcuar me lojtarët e saj. Bardheblutë kanë arritur që të rinovojnë me Toshevskin. Futbollisti i ardhur nga Vardari do të jetë pjesë e bardhebluve edhe për një sezon tjetër.
“Kristijan Toshevski qëndron në kampin e kampionëve. Lojtari do të jetë pjesë e klubit edhe për sezonin e ardhshem. Mbrojtësi do të vijojë t’i shërbejë sërish ngjyrave bardheblu në arritjen e objektivave të reja”, shkruhet në njoftimin e Tiranës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/