“Mendon se mora fund dhe karriera ime u mbyll? Po bëj vetëm nxehmjen”! Rregullat e futbollit janë bërë që Zlatan Ibrahimoviç t’i thyejë. Teksa sulmuesi suedez u rikthye në Seria A duke qenë protagonisti kryesor i kampionatit, duke sfiduar moshën, një tjetër arritje më vete shënon së fundmi për të.
Pikërisht rikthimi në Kombëtare teksa do të jetë pjesë e ndeshjeve që do të zhvillohen në fundin e muajit mars. Tashmë është zyrtare teksa në listën e publikuar nga ana e Suedisë figuron edhe emri i Zlatan Ibrahimovic. Pavarësisht se do të varte këpcuët në gozhdë me Kombëtaren disa kohë më parë, sulmuesi është rikthyer dhe do të vijë në Prishtinë, atje ku përballë do të ketë Kosovën. /Sport Ekspres/
? TRUPPEN! ?
Här är spelarna som representerar Sverige i matcherna mot Georgien, Kosovo och Estland! ????
— Svensk Fotboll (@svenskfotboll) March 16, 2021