Zyrtare, Magani te Trepça ‘89

Gugash Magani nuk e ka mbyllur vitin pa punë. Trajneri peqinas, i cili vetëm para pak ditësh u nda me Teutën, tashmë ka gjetur ekip të ri, sepse ka firmosur për Trepçën ’89 në Kosovë. Kampionët në fuqi të Kosovës, të cilët edhe këtë sezon duan të konfirmohen në fron, kanë pasur shumë luhatje deri tani dhe kërkojnë zgjidhje te trajnerët e Superiores sonë. Magani ka biseduar me presidentin e Trepçës ’89 Abedin Zeka dhe marrëveshja është gjetur shumë shpejt.

Lajmin e ka dhënë vetë faqja zyrtare e Trepçës ’89, duke konfirmuar se Zeka ka gjetur marrëveshjen dhe ndërkohë ka shkuar në Turqi për të organizuar fazën përgatitore, që do të zhvillohet në Antalia prej 27 janarit deri më 9 shkurt. Bashkë me Maganin do të udhëtojë për në Kosovë edhe Klodian Dervishi, i cili ka qenë gjithmonë krah ish-trajnerit të Teutës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *