Gugash Magani lë drejtimin e Teutës dhe tashmë është zyrtare. Trajneri peqinas deklaroi para dy ditësh për “Sport Ekspres” se dita e sotme do të ishte vendimtare për të ardhmen e tij te Teuta, ndërsa sot ka ardhur zyrtarizimi, me “divorcin” që është konsumuar shumë më shpejt nga sa mendohej, sepse në verë u fol për një projekt afatgjatë.
Rezultatet e dobëta kanë çuar në këtë përfundim, por ndoshta jo vetëm kaq, sepse Magani ka disa ditë që përflitet për kalim te Partizani.
Ndërkaq, vendin e Maganit e merr menjëherë Stavri Nica. Ish-trajneri i Laçit dhe Bylisit këtë sezon ka vendosur të kthehet në Durrës, ku do të ketë ndihmës Ilir Biturkun. Lajmin e konfirmon faqja e Teutës në Facebook, me një njoftim të shkurtër.