Kristi Vangjeli është rikthyer te Tirana, por këtë herë jo në rolin e futbollistit. Mbrojtësi 36-vjeçar ka qenë pjesë e Prishtinës së fundmi, atje ku ka mbyllur aventurën e tij në fushën e blertë. Tanimë bardheblutë e kanë zyrtarizuar Vangjelin si asistentin e ri të trajnerit Orges Shehi.
“Klubi i Futbollit Tirana njofton rikthimin e Kristi Vangjelit tashmë jo si futbollist, por në statusin e asistentit të trajnerit. Vangjeli do të jetë krah trajnerit Orges Shehi dhe zv. trajnerit Erbim Fagu për të dhënë kontributin e tij në pankinën bardheblu. Mirësevjen Krist! Në zemër gjithmonë bardheblu”, shkruhet në reagim. /Sport Ekspres/