Zyrtare/ Largohet pas suksesit historik të Laçit, lojtari i jep lamtumirën mes falenderimeve klubit dhe tifozëve

Bashkim Velija ka njoftuar largimin e tij nga klubi i Kukësit. Pas mbërritjes në finale të Kupës së Shqipërisë dhe vendit të dytë në kampionat, lojtari dhe klubi kanë zgjedhur të mos vazhdojnë më gjatë bashkëpunimin mes tyre. Kontrata e tij ka përfunduar dhe rinovimi nuk është arritur. Nëpërmjet llogarisë së tij në “Instagram“, Velija i jep lamtumirën Laçit dhe tifozëve, duke i falenderuar së tepërmi për mbështetjen që i kanë dhënë.

“Nëpërmjet këtij postimi dua t’ju njoftoj se kontrata dhe eksperienca ime te KF Laçi ka mbaruar, pas një viti dhe suksesi historik për ekipin. Dua të falenderoj drejtuesit e klubit, trajnerët Sh.Duro dhe M.Josa që më ofruan dhe më dhanë mundësinë te ndihem mirë dhe i vlerësuar, stafin teknik të ekipit që gjithmonë më kanë ndihmuar, bashkëlojtarët që më respektuan, më deshën dhe ma bënë më të lehtë qëndrimin, dhe të gjithë fansat laçjanë që gjithmonë më përkrahën dhe më bënë të ndihem i lumtur te KF Laçi . Ju uroj shumë sukses bashkëlojtarëve dhe trajnerit në sfidat e ardhshme dhe më shumë gëzime fansave. Faleminderit”, ka njoftuar Bashkim Velija./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *