Kristof Piatek ka zhgënjyer këtë sezon te Milani dhe për këtë arsye sulmuesi është me valixhe në duar. Ardhja e Ibrahimoviç duket se e ka nxjerrë totalisht jashtë planeve lojtarin, i cili kishte kohë që përflitej për një largim të mundshëm. Tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi i marrëveshjes, ndërsa “pistoleta” do të jetë futbollisti më i ri i Herthës së Berlinit.
Megjithëse vetë sulmuesi disa muaj më parë do të shprehej: “Tani vlej 38 milionë, por herën tjetër që do të ndërroj klub do të vlej 60-70 milionë”, Milani duket se i mjaftojnë vetëm 27 milionë euro për të hequr dorë nga polaku. Ndërkohë kjo është shuma më e lartë që klubi gjerman ka shpenzuar në historinë e vetë në merkato, ndërsa Piatek duhet të kënaqet me faktin se në Bundesligë do të përfitojë dyfishin e shumës që merr në Milano./Sport Ekspres/
Pow, pow, pow! ? #IlPistolero#DieZukunftGehörtBerlin #hahohe pic.twitter.com/WL1q9yd5lV
— Hertha BSC (@HerthaBSC) January 30, 2020