Zyrtare/ Kundërshtari i Shqipërisë nën hapat e Haland, transferohet në Gjermani dhe e nis kundër… “djaloshit të artë“

Dominik Szoboszlai është emri më i ri që ka dalë në skenën europiane. Talenti hungarez, që do të përballet dy herë me Shqipërinë në kualifikueset e Botërorit 2022, ka ngjitur shkallën e radhës në karrierën e tij. Mesfushori është duke ecur në hapat e Erling Haland, teksa pas shpërthimit te Salzburgu, siguron kalimin në Bundesligën gjermane.

Tashmë lëvizja është zyrtarizuar dhe Szoboszlai do të veshë që prej janarit të ardhshëm fanellën me numër 17 të Leipzigut, të cilën do e mbajë deri në vitin 2025. Skuadra gjermane po kalon një formë mjaft të mirë si në kampionat ashtu edhe në Champions League, prandaj duke shtuar edhe faktin se i jep shumë hapësirë të rinjve duket zgjedhja e duhur për hungarezin.

Ndërkohë përballja e parë që mund të luajë është pikërisht ajo e 9 janarit të vitit 2021, atëherë Leipzig do të përballet me Borusian e Dortmundit. Kështu një duel me “djaloshin e artë“, Haland, është ajo që e pret Szoboszlain me mbërritjen në Bundesligë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *