Egzon Bejtullai do të nisë një aventurë të re, këtë herë në kampionatin suedez. Mbrojtësi shqiptar vendosi të largohej nga klubi i Shkëndijës me arsyen e vetme vazhdimin e karrierës jashtë Maqedonisë së Veriut. Bejtullai ka firmosur me ekipin e Helsingborgut një kontratë deri në vitin 2022. Futbollisti është shprehur se ndjehet shumë i lumtur që do të jetë pjesë e Helsingborgut, ndërsa ka shtuar se do të japë gjithçka nga vetja gjatë qendrimit të tij aty.
“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar me Helsingborg. Është një klub me ksuhte të mira dhe me tifozë të mirë. Do të jap gjithçka nga vetja dhe shpresoj që të gëzoj tifozët me ndeshje të mira”, ka deklaruar Bejtullai.
Ndërkohë trajneri i tij i ri, Mellberg, është shprehur se ish-lojtari i Shkëndijës ka bërë përpjekje mjaft të mira si në klub ashtu edhe në Kombëtare me Maqedoninë e Veriut, ku luan sin ë qendër ashtu edhe në krahun e djathtë të mbrojtjes. Më tej shprehet entuziast për të parë zhvillimin e Bejtullait në radhët e Helsingborgut./Sport Ekspres/