Tashmë gjithçka ka marrë rrugë zyrtare. Jahmir Hyka hedh firmën në kontratë për Guizhou HengFeng. Kina e largët është destinacioni i radhës në karrierën e mesfushorit shqiptar, i cili më parë ka luajtur edhe në Europë e në SHBA. 3 kontinente për Hykën, që tashmë kërkon të lërë gjurmë edhe në Ligën e Parë kineze.
Transferimi është bërë i ditur prej disa kohësh, por ditën e sotme lojtari ka firmosur zyrtarisht. Këtë kalim e bën të ditur edhe vetë mesfushori i Kombëtares, që shpreh lumturinë e tij për këtë nënshkrim. Pas aventurës në Izrael, tashmë ka ardhur radha e Kinës, ku Jahmir Hyka do të luajë për një vit me Guizhou HengFeng./Halit Delibashi-Sport Ekspres/