Zyrtare/ Istanbulspori dashurohet me shqiptarët, firmos për 5 vite me lojtarin 23-vjeçar

Istanbulspori ka zyrtarizuar ditën e sotme afrimin më të ri në skuadër. Ekipi turk duket se është dashuruar me lojtarët shqiptarë, duke shtuar numrin e tyre në radhët e veta me transferimin e Jetmir Topallit. Pas Rrocës, Abazajt dhe Et’hemit, tashmë 23-vjeçari bëhet shqiptari i katërt që vesh fanellë ne klubit nga Stambolli.

Sulmuesi dardan sezonin e shkuar ishte pjesë e Superligës turke në radhët e Jeni Malatiasporit, me të cilët arriti të provonte 4 ehrë shijen e golit në 16 paraqitje të zhvilluara. Këtë vit Topalli ka lënë elitën për t’ju bashkuar Ligës së Parë turke, në të cilën do të ketë më tepër hapësira për të treguar vlerat e tij. Te Istanbulspor besojnë në aftësitë e futbollistit shqiptar, të cilit i kanë ofruar një kontratë 5-vjeçare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *