Ali Sou ka vendosur të ndërrojë skuadër këtë merkato. Dritarja e transferimeve është ende e hapur në Rusi dhe ish-sulmuesi i Skënderbeut ka finalizuar kalimin e tij në radhët klubit të Rostov. Është vetë ekipi rus ai që bën me dije një lajm të tillë, duke njoftuar se palët kanë rënë dakort për një kontratë deri në vitin 2025.
Formula e transferimit ka qenë huazim deri në fund të sezonit me të detyrim blerje, ndërsa shifra e shpenzuar është 3.5 milionë euro. Sou ka bërë një sezon mjaft të mirë në radhët e CSKA-së së Sofies, ku nuk kanë munguar golat dhe asistet nga ana e tij, madje një dopietë arriti t’ja realizonte edhe një skuadre të madhe si Roma. Ndërkohë Rostov luan në elitën e futbollit rus, ku aktualisht renditet në vendi ne 5-të në kampionat dhe synon Kupat e Europës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/