Zyrtare/ Ibrahimoviçi shqiptar firmos me Bajernin e Mynihut, drejtori sportiv: Do të jetë pjesë e ekipit të parë

Arijon Ibrahimoviçi ka firmosur rinovimin e kontratës me Bajernin e Mynihut. Klubi bavarez ka zyrtarizuar ditën e sotme zgjatjen e bashkëpunimit deri në vitin 2025. Ibrahimoviçi shqiptar është një nga elementet më të dalluar të shkollës së gjigantit gjerman dhe tashmë do të ketë mundësinë të provojë shijen e Bundesligës. Vetë drejtori sportiv i Bajernit ka konfirmuar se lojtari me origjinë shqiptare do të jetë pjesë e ekipit të parë.

“Jemi shumë të lumtur që kemi zgjatur kontratën me Arijonin. Ai ka bërë një progres shumë të mirë vitet e fundit. E ka fituar me meritë (rinovimin) dhe do të jetë pjesë e ekipit të parë që nga janari. I urojmë fat të mbarë”, ka deklaruar Hasan Salihamidziçi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *