Tashmë është zyrtare dhe historia ka marrë fund, Thomas Strakosha do të jetë pjesë e Premier League. Kjo ishte një ëndërr e madhe e fëmijërisë për gardianin shqiptar, që gjithmonë e ka preferuar kampionatin anglez për ta cilësuar si më të fortin në botë. Zyrtarizimi ka ardhur nga Brentford pak minuta më parë, ndërsa Strakosha vinte si lojtar i lirë pas largimit nga Lacio. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
? Welcome to Brentford, Thomas Strakosha#StrakoshaSigns pic.twitter.com/3mYtapDAql
— Brentford FC (@BrentfordFC) July 14, 2022