Tashmë gjithçka është konfirmuar zyrtarisht. Futbollit më në fund i kthehet magjia e munguar prej kohësh. UEFA ka konfirmuar lajmin e shumëpritur në faqen e vetë zyrtare në “Tëitter“, ku njofton se në verë tifozët do të jenë përsëri në shkallët e stadiumit. Kampionati Europian këtë herë do të shijojë më shumë, teksa tifozët do të kthehen pas një kohe një vjeçare për të rikthyer spektaklin në tribuna.
Shën Petersburgu dhe Baku kanë dhënë konfirmimin se do të lejojnë pjesëmarrjen e 50% të kapacitetit të impiantit të tyre, ndërsa Budapseti synon të hapë dyert për kapacitet të plotë për tifozët. Ndërkohë Amsterdami, Bukureshti, Kopenhageni dhe Glasgou kanë dhënë miratimin për 25%-33% të numrit të tifozëve në stadium. E njëjta gjë vlen edhe për Londrën, që lë të hapur mundësinë për të rritur kapacitetin në ndeshjet gjysmëfinale dhe finalen e madhe. Të vetmet qytete që ende nuk kanë dhënjë një përgjigje zyrtare janë Roma, Mynihu, Bilbao dhe Dublini, që vendimin përfundimtar do e publikojnë në datën 19 prill./Halit Delibashi-Sport Ekspres/