Flamurtari synon ringritjen sa më të shpejtë në “Abissnet Superiore”. Kuqezinjtë renditen në vendin e dytë në Kategorinë e Parë dhe janë në rrugën e duhur për të prekur sërish elitën e Shqipërisë. Klubi po përforcon grupin në këtë merkato dimërore dhe Igor Da Silva është transferimi më i fundit i tyre.
Flamurtari ka sjellë në Vlorë ish-lojtarin e Bursasporit dhe të Shkëndijës. 26-vjeçari brazilian ka aftësi të mira teknike, çka pritet ta ndihmojë së tepërmi skuadrën vlonjate në përmbushjen e objektivit për ngjitjen në “Abissnet Superiore”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/