Zyrtare/ Fati i keq po i pengon karrierën, mbrojtësi nga Kavaja firmos te skuadra e Hasanit

Fati i keq duket se po i pengon karrierën mbrojtësit të Shqipërisë, Hysen Memolla. Ky i fundit arriti të gjente qetësinë te KPV në Finlandë, teksa në shumë raste po kthehej edhe si golashënues.

Por pikërisht në këtë moment, ekipi i tij bie nga elita e futbollit finlandez. Së fundmi lojtari nga Kavaja ka dalë pa kontratë, por ka ardhur edhe zyrtarizimi. Hysen Memolla ka firmos për Diosgyor DVTK në Hungari. Atje nuk është shqiptari i vetëm, pasi do të gjejë edhe Florent Hasani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *