Nga një shkodran te një tjetër. “Supersport” raporton se Kastrioti ka gjetur trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm. Do të jetë Elvis Plori trajneri i cili do të nisë projektin “Superiore” për skuadrën krutane. Plori do të zërë vendin e Samuel Nikajt, i larguar pak ditë më parë.
Tekniku shkodran nuk është një emër i panjohur në kampin e Kastriotit, pasi e ka drejtuar skuadrën në sezonin 2015-2016.
Mësohet se 41-vjeçari ka firmosur për 1 vit me skuadrën e qytetit të Krujës. Një aventurë e re për Plorin, i cili në të shkuarën ka drejtuar dhe Vllazninë për pak javë, Kastriotin dhe Tërbunin. Ndërtim i Kastriotit nis që nga stoli dhe në ditët enë vijim pritet që të ketë zhvillime të tjera sa i përket afrimeve në ekip.