Egnatia po përgatitet për gjysmën e dytë të sezonit, prandaj ka rishikuar pozitat e lojtarëve në skuadër. Tashmë drejtimi ka kaluar në duart e Zekirija Ramadanit, i cili do të nisë projektin e tij në Rrogozhinë. Pas disa largimeve në ditët e fundit, një tjetër ndërprerje bashkëpunimi ka ardhur ditën e sotme.
Egnatia njofton në faqen e vetë zyrtare se nga sot nuk do të ketë më shërbimet e Arbër Çyrbjas. Ky i fundit dhe klubi kanë ndërprerë me pëlqim të dy anshëm bashkëpunimin. Çyrbja ishte një element i rëndësishëm për ekipin rrogozhinas, teksa mbart me vete një eksperiencë të madhe dhe e njeh mjaft mirë Superioren, ku në të shkuarën ka luajtur edhe për ekipe të mëdha./Halit Delibashi-Sport Ekspres/