Egnatia ka qenë mjaft aktive kohët e fundit në merkato. Klubi rrogozhinas po përgatit skuadrën për sezonin e ri, ku shmë emra janë larguar dhe të tjerë janë afruar. Nëpërmjet faqes zyrtare në “Facebook“, Egnatia ka zyrtarizuar largimin e kapitenit Gëzim Krasniqit, si dhe ka prezantuar afrimin e ri për sezonin e ardhshëm.
Bëhet fjalë për Nehar Sadikin. Ky i fundit ka kaluar karrierën e tij në Maqedoninë e Veriut dhe nga sezoni i ardhshëm do të japë kontributin e tij në “Abissnet Superiore”. Më herët, Egnatia zyrtarizoi edhe dy afrime të njohura, portierin Alen Sherri dhe Emiljano Mustën. /Halit Delibashi-Sport Ekspres/