Zyrtare/ Egnatia bën goditjen e madhe në merkato, firmos me lojtarin që ka luajtur me Santosin dhe Portimonensen

Klubi i Egnatias ka qenë mjaft aktiv këtë merkato. Rrogozhinasit kanë kryer lëvizje të goditura këtë verë, duke rritur ndjeshëm cilësinë në ekip. Afrimi më i fundit është ai i Fernando Madeiors. Mesfushori brazilian është prezantuar ditën e sotme nga klubi në faqen zyrtare të tij në “Facebook”. 26-vjeçari ka një CV të pasur, teksa më parë ka veshur fanellën e klubeve si Santosi dhe Botafogo në Brazil, apo të Portimonenses në Portugali.

“Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të nënshkruaj kontratë me mesfushorin 26 vjeçar i cili vjen nga Brazili. Fernando Medeiros do të jetë pjesë e klubit tonë për sezonin 2022-2023”, ka njoftuar klubi Egnatia./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online