Zyrtare/ E kërkonin edhe në Superiore, Sebino Plaku i bashkohet Gentian Mezanit

Sebino Plaku ka vendosur përfundimisht për të ardhmen e tij. Futbollisti shqiptar kërkohej nga dy klube të Superiores, më konkretisht Partizani dhe Teuta, por ka zgjedhur që të qendrojë në Kosovë. Kështu klubet shqiptare nuk arritën ta bindnin sulmuesin për një rikthim në elitën e Shqipërisë.

Garën për shërbimet e Plakut e fitoi ekipi i Gjilanit dhe lojtari do të jetë nën urdhërat e Mezanit deri në fund të këtij sezoni. Deri tani sulmuesi ka qenë pjesë e Llapit, por kjo eksperiencë nuk i shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme./Sport Ekspres/