Lajmi i djeshëm në lidhje me transferimin e Donjet Shkodrës nga Skënderbeu te Kukësi është konfirmuar sot. Mesfushori me origjinë nga Kosova ka mbyllur aventurën korçare pas vetëm 6 muajsh aty, duke u larguar për mungesë hapësire, ndërsa sot është zyrtarizuar si pjesë e Kukësit, sepse është në listën e lojtarëve që do të udhëtojnë për fazën përgatitore.
Në këtë mënyrë, pas Flamurtarit e Skënderbeut, Shkodra provon një tjetër ekip elitar, duke mbyllur kontratën me Skënderbeun, me marrëveshje.
Ndërkohë, sot është dita e prezantimit të trajnerit të ri Peter Pakult, si dhe drejtorit të ri sportiv Nderim Nexhipi. Fillimisht presidenti Safet Gjici ka zhvilluar një mbledhje të gjatë me lojtarët dhe stafin e ri, për të vijuar me pas me prezantimin për mediat.