Zyrtare/ Do të mbahet mend për golin që surprizoi edhe kamerën, Bylisi bën largimin e parë

Merkatoja e dimrit do edhe pak ditë të vijë, port e Bylisi kanë nisur që tani me largimet. Kështu lojtari Diego Celis ka mbyllur përfundimisht kontratën me ballshiotët. Një gjë e tillë ka ardhur pas një mirëkuptimi nga të dyja palët, si nga ana e presidentit Kapllanaj ashtu edhe nga ana e futbollistit.

I këtij mendimi ka qenë edhe trajneri Dovedan, që ka lejuar prishjen e kontratës për lojtarin Celis. Ky i fundit ka arritur që të shënojë edhe një gol me fanellën e Bylisit kundër Tiranës në atë fitore me rezultatin 3-1. Madje nuk do të ishte një realzim i rëndomtë, por një kryevepër nga distance që do të surprizonte edhe vetë kamerën që nuk arriti ta fiksonte momentin e golit me planin e parë./Sport Ekspres/