Roni Gashi nuk e ka pasur aspak të vështirë për të gjetur një ekip të ri pas largimit nga klubi i Teutës. Durrsakët njoftuan ditën e djeshme për ndërprerjen e bashkëpunimit me mesfushorin, ndërsa ditën e sotme ky i fundit zyrtarizohet në ekipin e ri.
Vitin e ardhshëm Gashi do të jetë nën urdhërat e Ismet Munishit, që është në krye të pankinës së kryesuesëve të IPKO Superligës. Ka qenë vetë Ballkani që ka bërë të ditur gjithçka në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”, ku tregojnë edhe fjalët e para të Gashit pas mbërritjes në Kosovë: “E ku ka më mirë se në vendlindje”. Ky transferim e ka kënaqur futbollistin, që në Durrës i munguan shumë minutat./Sport Ekspres/